EMRI/ Arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares që mbyti babanë me tel në Fier

Policia ka arrestuar 55-vjeçari,  Çlirim Dogani banues në Arapaj të Roskovecit, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik në fshatin Frashër të Fierit.

Krimi dyshohet se është kryer nga vajza e viktimës, Emanilda Rama, 26 vjeçe, e cila ka përdorur një tel për ta mbytur të atin për motive personale. Pas ngjarjes, e reja, në bashkëpunim me nënën e saj, V.R., 53 vjeçe, tentuan ta paraqesin vrasjen si një aksident shtëpiak.

Fillimisht, vajza bëri një kallëzim në polici duke pretenduar se i ati kishte humbur jetën aksidentalisht në banesë. Por veprimet hetimore dhe këqyrja e trupit ngritën dyshime të forta se bëhej fjalë për vrasje me dashje.

Gjatë marrjes në pyetje, Emanilda Rama ka pranuar krimin, duke deklaruar se jetonte nën presionin e vazhdueshëm të të atit, i cili e kontrollonte dhe i kufizonte lirinë personale.

 

The post EMRI/ Arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares që mbyti babanë me tel në Fier appeared first on GIJOTINA.