Adriatik Lapaj deklaron se, si kandidati më i votuar i listës së “Shqipëria Bëhet”, kishte kërkuar që mandati t’i kalonte gruas më të votuar pas tij, për të respektuar vullnetin qytetar dhe parimet e transparencës. Por sipas tij, kjo kërkesë kërkonte dorëheqjen e Endrit Shabanit dhe Pano Sokos nga listat e përfaqësimit.
“Kam hasur rezistencë nga zoti Shabani, jo nga zoti Soko,” deklaroi Lapaj. “Zoti Shabani më tha se kishte dhënë një premtim publik dhe nuk tërhiqej. Unë i thashë: ‘Dakord, do të përfaqësoj 64 mijë njerëzit që na kanë votuar në rang kombëtar’.” tha lapaj për NEWS 24.
Lapaj u shpreh i zhgënjyer nga zhvillimet brenda lëvizjes dhe kërkoi ndjesë publike: “Dua t’i kërkoj falje çdo njeriu që na ka votuar dhe çdo qytetari që ka pritur të na mbështesë për këtë shëmti që po ndodh.”
The post “Kërkova që mandatin ta marrë Greta Ambeli pas daljes së rezultatit”, Lapaj: Shabani bëri rezistencë appeared first on GIJOTINA.