Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Peshkopi, ku një person ka humbur jetën.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Traumës në kryeqytet.
“Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
The post Aksident tragjik në Peshkopi! Humbi kontrollin e mjetit, vdes rrugës për në spital shoferi appeared first on GIJOTINA.