Ende pa mbushur 2 muaj në detyrë/ Drejtoresha e QSUT-së largohet

Donjeta Bali raportohet se është largyar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në vend të saj është emëruar një tjetër mjek.

Bëhet fjalë për Florenc Spahon i cili ka qenë deputet në radhët e Partisë Socialiste si dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Në fakt ish-drejtoresha Bali ende nuk kishte mbushur dy muaj në drejtimin e Qsut dhe raportohet se u dorëhoq.

Donjeta Bali është prezantuar më 29 maj si drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Prezantimi u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vlerësoi Balin si një profesioniste me përvojë, e përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe vendosjen e pacientit në qendër të kujdesit.

The post Ende pa mbushur 2 muaj në detyrë/ Drejtoresha e QSUT-së largohet appeared first on Lapsi.al.