Zjarri në Shkopet del jashtë kontrollit, flakët mbi digën e HEC-it dhe afër banesave

Një zjarr masiv ka përfshirë luginën e Shkopetit, duke djegur disa hektarë pyje me pishë të zezë dhe duke përhapur panik mes banorëve. Flakët janë aktivizuar që pasditen e së shtunës dhe kanë vazhduar përgjatë gjithë së dielës, pa u neutralizuar.

Në orët e mbrëmjes, flakët u përhapën sërish, duke kaluar në anën tjetër të malit, mbi digën e hidrocentralit të Shkopetit dhe në afërsi të disa banesave, duke rrezikuar jo vetëm natyrën, por edhe jetën e banorëve.

Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa zjarri ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll.

Ndërkohë nën pushtetin e flakëve vijon të jetë edhe parku Kombëtar “Lurë mali Dejës”. Prej dy javësh zjarri ka djegur dhjetra hektar pyje me pishë të zezë dhe ahu në këtë zonë.

The post Zjarri në Shkopet del jashtë kontrollit, flakët mbi digën e HEC-it dhe afër banesave appeared first on GIJOTINA.