Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset ish-efektivi i policisë (Emri)

Një person i identifikuar si Adil Veli, ish efektiv policie, ka mbetur i plagosur në kokë pas një sherri të rëndë ku janë nxjerrë thikat dhe është gjuajtur me pistoletetë, nëqytetin e Sarandës.

Policia e qytetit bregdetar thotë se ka patur të shtëna me armë zjarri, por dalin direkt në konkluzionin se ato kanë qenë në mënyrë të pavullnetshme gjatë konfliktit.

Si pasoj e të shtënave nuk ka patur njeri të plagosur, ndërsa Adil Veli është goditur me tytën e armës së zjarrit pistoletë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Ndërkohë Policia nuk thotë se kush është autori i dyshuar, por njofton se po punojnë për identifikimin e tij.

Njoftimi

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

 

 

 

The post Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset ish-efektivi i policisë (Emri) appeared first on GIJOTINA.