Aksident i trefishtë në Maliq, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maliq, pasi tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët po dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

The post Aksident i trefishtë në Maliq, plagosen dy persona appeared first on Lapsi.al.