Panik në kroçerën e nisur nga SHBA, 140 persona në bord preken nga virusi misterioz

Një udhëtim me anije njëjavor nga Los Angeles në Meksikë është shndërruar në një makth për 140 persona në bordin e një anijeje. 134 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit besohet se janë prekur nga një virus misterioz gastrointestinal.

Një hetim i plotë është duke u zhvilluar për origjinën e shpërthimit që çoi në emergjencën shëndetësore dhe kompania e sigurimeve pretendon se ka zbatuar të gjitha masat sanitare për të ndaluar përhapjen e epidemisë, duke përfshirë forcimin e protokolleve të pastrimit dhe dezinfektimit dhe zbatimin e masave të izolimit për të infektuarit. Lajmi për udhëtimin e tmerrshëm me anije u raportua për herë të parë nga Daily Mail.

Kjo ngjarje i shtohet numrit të incidenteve të ngjashme të raportuara këtë vit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka raportuar 18 shpërthime gastrointestinale në bordin e anijeve turistike, bazuar në parametrat e tyre.

Pragu i vendosur nga CDC për t’u përfshirë në numërim është që të paktën 3% e ekuipazhit dhe pasagjerëve të shfaqin simptoma shumë ngjitëse. Në shumicën e rasteve të shqyrtuara këtë vit, shkaku ishte norovirusi. ©LAPSI.al

The post Panik në kroçerën e nisur nga SHBA, 140 persona në bord preken nga virusi misterioz appeared first on Lapsi.al.