Trukuan në Conference League, UEFA përjashton Arsenal për 10 vjet: stuhi mbi lojtarët

UEFA ka shpallur një sanksion historik dhe pa precedent kundër Arsenal Tivat. Vendimi vjen pas procedurës disiplinore të nisur pas një ndeshjeje të Conference League të sezonit 2023/2024 kundër Alashkert FC, që nxori në pah një trukim: për këtë arsye ka ardhur një pezullim prej dhjetë vitesh dhe një gjobë e majme për akuza të lidhura me integritetin e ndeshjeve dhe të garave.

Në shënjestër të qeverisë europiane të futbollit përfundoi fitorja 6-1 e Alashkert kundër Arsenal Tivat në ndeshjen e kthimit të turit të parë të paraeliminatoreve të Conference League, që u mundësoi armenëve të kalonin turin me një rezultat të përgjithshëm 7-2 pas 1-1 në ndeshjen e parë.

Lexo më tej: PSG rrezikon sanksione të rënda nga UEFA për atë që ndodhi gjatë finales me Inter

Organizmi drejtues i futbollit evropian ka dhënë një pezullim dhjetëvjeçar dhe një gjobë prej 500.000 euro për skuadrën malazeze, të cilës nuk do t’i lejohet më të marrë pjesë në garat UEFA deri në sezonin 2034/35.

Ky është shënimi zyrtar i UEFA-për FK Arsenal Tivat

Pas një hetimi dhe procedurash disiplinore kundër FK Arsenal Tivat dhe individëve të tjerë në lidhje me shkelje të dyshuara të Rregullores Disiplinore të UEFA (DR) gjatë ndeshjeve të UEFA Conference League 2023/24 midis Alashkert FC dhe FK Arsenal Tivat në korrik 2023, Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA (CEDB) ka shpallur vendimet e mëposhtme:

FK Arsenal Tivat (klubi): pezullim 10 vjet nga garat e UEFA-s (deri në sezonin 2023/2035) dhe gjobë prej 500.000 €
Nikola Celebic (FK Arsenal Tivat – lojtar): pezullim i përjetshëm
Ranko Krgovic (FK Arsenal Tivat – drejtues): pezullim i përjetshëm
Cetko Manojlovic (FK Arsenal Tivat – lojtar): pezullim 10 vjet
Radule Zivkovic (FK Arsenal Tivat – lojtar): pezullim 10 vjet
Dusan Puletic (FK Arsenal Tivat – lojtar): pezullim 10 vjet
Milan Vignjevic (aktualisht drejtues i FK Radnicki Obrenovac): pezullim 10 vjet
Goran Janjusevic (aktualisht drejtues i FK Radnicki Obrenovac): pezullim 6 vjet
Christos Psomiadis (pa klub të specifikuar): pezullim 8 vjet

UEFA bans Montenegrin club FK Arsenal Tivat for 10 years over match-fixing https://t.co/GVRHBDj7Ni

— ST Sports Desk (@STsportsdesk) July 16, 2025

The post Trukuan në Conference League, UEFA përjashton Arsenal për 10 vjet: stuhi mbi lojtarët appeared first on Lapsi.al.