Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” për në 2 shtator

Seanca e sotme gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për në datën dy shtator. Bëhet me dije se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit Artan Simoni që mbron bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

The post Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” për në 2 shtator appeared first on Lapsi.al.