Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të moshuarin me biçikletë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotmë në Shkodër. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”. Sipas policisë një mjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një biçikletë.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur 72-vjeçari i cili po lëvizte me biçikletë. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi:

Rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të moshuarin me biçikletë appeared first on Lapsi.al.