Rama fluturon me “Cougar-taxi” helikopterin ushtarak drejt Vlorës

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të mërkure ka udhëtuar drejt qytetit bregdetar të Vlorës. Por ndryshe nga herët e tjera, kur udhëtoi me makinën e tij tip GMC, kësaj radhe ai ka vendosur të shkojë me helikopter ushtarak “Cougar” të ushtrisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se helikopteri i cili transportoi kryeministrin u ul te ish-fusha e aviacionit, ndërkohë që më pas u shoqërua nga eskorta drejt vilës qeveritare në bregdet.

Helikopterët e ushtrisë këto ditë janë të angazhuar me shuarjen e zjarreve, por me raste përdoren edhe si taksi nga qeveritarët për të udhëtuar nga njëri qytet në tjetrin. Në veçanti Olta Xhaçka e përdorte shpesh helikopterin e ushtrisë si taksi, kur u ngarkua me detyrën e drejtueses politike të Dibrës disa vite më parë.

The post Rama fluturon me “Cougar-taxi” helikopterin ushtarak drejt Vlorës appeared first on Lapsi.al.