Rama: Asistenca për përdorimin e e-Albania ofrohet falas në çdo bashki dhe njësi administrative

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se si mund të asistohet falas për qytetarët që kanë nevojë për shërbimet e-Albania.
Rama thotë në postimin e tij se mund t’i drejtohen pa pagesë zyrave të bashkive dhe njësive administrative përkatëse në çdo qytet të vendit.
Postimi i Kryeministrit:

“Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS. Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës.”

Kryeministri thekson gjithashtu se çdo subjekt privat që përfiton financiarisht duke ofruar ndihmë për shërbime që janë pjesë e platformës e-Albania, është në kundërshtim me ligjin dhe rrezikon ndëshkime ligjore, përfshirë edhe humbjen e licencës.

Kujtojmë se këtë të hënë Kryeministri Rama ka thënë në mbledhjen me dyer të mbyllura me drejtuesit politik, deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë Tiranë, se duhte të ndiqen penalisht të gjitha ato subjekte që japin shërbim me pagesë për asistencën në e-Albania.

The post Rama: Asistenca për përdorimin e e-Albania ofrohet falas në çdo bashki dhe njësi administrative appeared first on www.lexo.al.