Egnatia turpërohet në Islandë, rrogozhinasit pësojnë 4 gola për 38 minuta

Egnatia e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshjen e kthimit të fazës së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve përallë Breidablik.

Në sfidën ku Egnatia duhet të ruante avantazhin e ndeshjes së parë, në të cilën fitoi 1-0, rrogozhinasit pësuan katër gola në pjesën e parë.

Gafa të theksuara në mbrojtjen rrogozhinase bënë të mundur që islandezët të merrnin frenat e lojës dhe të hedhin një hap të sigurt në fazën e dytë kualifikuese.

Tashmë, kampionëve të Shqipërisë i duhet një mrekulli për të përmbysur rezultatin në 45 minutat e dyta të takimit.

Rezultati i pjesës së parë:

BREIDABLIK 4-0 EGNATIA

Thorsteinsson 16’, 27’, Einarsson 23’, 38’

The post Egnatia turpërohet në Islandë, rrogozhinasit pësojnë 4 gola për 38 minuta appeared first on GIJOTINA.