Brenda ose jashtë. Juventus nuk mund të humbasë më kohë në frontin Francisco Conceiçao dhe brenda ditës së sotme duhet patjetër të zgjidhë çështjen me Porton për të mbajtur djalin e artit pas sezonit të kaluar në huazim nën Mole. Sonte skadon klauzola prej 30 milionë eurosh që do të arrijë kuotën 45 nga mesnata e 15 korrikut: dg Comolli duhet të kapërcejë rezistencat e Portos që për momentin nuk ka ndërmend të lëshojë për sa i përket shifrave duke i vënë kështu nxitim bardhezinjve.
Sipas të përditshmeve portugeze, Record mbi të gjitha, është në zhvillim një “luftë” e mirëfilltë: klubi i drejtuar nga Villas-Boas nuk ka ndërmend të bëjë zbritje dhe palët janë dukshëm larg. Juventus, nga ana e saj, shpresonte ta mbyllte marrëveshjen për rreth 25 milionë (për t’u paguar me këste), duke u mbështetur tërësisht te vullneti i 22-vjeçarit, i gatshëm të heqë dorë nga 20% e rishitjes që i takon vetëm për të vazhduar në Piemonte. Pra, rreth 6 milionë euro, që Zonja e Vjetër do të ishte gati t’ia ‘kthejë’ duke i rritur pagën deri në 5-6 milionë.
Lexo më tej: Juventus, debati ballë për ballë mes teknikut Tudor e Conceicaos: “Duhet të më bindë”
Porto pret ofertën zyrtare nga Juventus për Conceiçao: nëse në tavolinë nuk do të ketë 30 milionë, luzitanët janë gati të kthejnë mbrapsht propozimin. Ndërkohë, në orët e fundit do të ishte lëvizur edhe Everton përmes agjentit të njohur Pini Zahavi.
The post Misteri Conceiçao, Porto kërcënon Juven: menjëherë 30 milionë, ose nga nesër bëhen 45 appeared first on Lapsi.al.