Sekuestrohen pasuri me vlerë 287 mijë Euro në Tiranë, pronari i dënuar me 9 vite burg (EMRI)

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 287 mijë Euro në kryeqytet, që dyshohet se kanë origjinë nga veprimtari kriminale.

Pronari i këtyre pasurive është 53-vjeçari Artan Leka i dënuar në Itali me 9 vite burg dhe gjobë 60 mijë Euro për shfrytëzim prostitucioni si pjesë e një grupi kriminal.

Pronat e sekuestruara janë 2 apartamente dhe 2 makina.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një hetimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutuan gjatë operacionit “Origjina”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të shtetasit A. L., 53 vjeç. 4 pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali, ku ka qenë i dënuar me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, njoftoi policia.

The post Sekuestrohen pasuri me vlerë 287 mijë Euro në Tiranë, pronari i dënuar me 9 vite burg (EMRI) appeared first on GIJOTINA.