Tentoi të vrìste 40-vjeçarin në Korçë, arrestohet në Greqi Deni Mecolli

Autori i plagosjes së 40-vjeçarit Ergyst Shtylla, në  Korçë, është arrestuar në Greqi. I prangosur ka mbetur 39-vjeçari Deni (Denis) Mecolli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Deni (Denis) Mecolli akuzohet se më datë 04 shkurt të këtij viti ka tentuar të vrasë Ergyst Shtyllën duke e goditur me thikë. I plagosuri u dërgua në spital me mjet privat ndërsa në atë kohë u raportua se nuk kishte gjurmë pranë vendit të ngjarjes.

The post Tentoi të vrìste 40-vjeçarin në Korçë, arrestohet në Greqi Deni Mecolli appeared first on Lapsi.al.