Prokuroria e Fierit i sekuestron Arbër Muçës “Lamborghini”-n luksoz

Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar një automjet tip “Lamborghini Urus Mansory”, Arbër Muçës, të cilit një vit më parë, ju bllokuan pasuri me vlerë 1.8 mln euro.

Automjeti luksoz, u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.

Muça dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

The post Prokuroria e Fierit i sekuestron Arbër Muçës “Lamborghini”-n luksoz appeared first on Lapsi.al.