Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër institucioneve të BE: Rama ka rrëmbyer kompetencat e pushtetit vendor

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë, kanë reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me uzurpimin e të gjitha pushteteve nga Rama, pas reprezaljeve të këtij të fundit në disa prej Bashkive kryesore të vendit.

Përmes një letre drejtuar institucioneve evropiane, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë thekson se, përkundër përshkallëzimit të presionit, shantazheve dhe thirrjeve antikushtetuese e kundër Kartës europiane të autonomisë lokale të Kryeministrit Rama ndaj bashkive të Shqipërisë, bashkiakët demokratë argumentojnë me fakte e shembuj konkret se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, e cila duhet të ishte destinacioni vërtet i aspiratës së vendorëve shqiptarë.

Në reagim thuhet se Kryeministri: ‘I paaftë t’u japë zgjidhje proplemeve të shkaktuara prej atij vetë,  ai po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendorë’.

Në përfudnim të raporti urgjent, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme për t’i thënë ndal uzurpimit të kompetencave  të tyre prej Edi Ramës, si dhe rikthimin e demokracisë vendore, decentralizimit dhe vetqeverisjes lokale në Shqipëri.

Dokumenta bashkëngjitur

The post Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë letër institucioneve të BE: Rama ka rrëmbyer kompetencat e pushtetit vendor appeared first on GIJOTINA.