Rrëzohet në Qafë Mali turisti me motor, përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierzë” ku një  58- vjecar shtetas kroat  i identifikuar si  Jovanovic Dusko  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

 

 

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, shtetasi kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

The post Rrëzohet në Qafë Mali turisti me motor, përfundon në spital appeared first on GIJOTINA.