Hapësirat publike, Policia sekuestron 90 çadra dhe shezlongë në plazhin e Darëzezës

Policia e Fierit ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Në plazhin e Darzëzezës blutë bëjnë me dije se sekuestruan 90 komplete me çadra dhe shezlongë. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet pronari i subjektit që kishte vënë objektet, në kundërshtim me ligjin.

“Me objektiv lirimin e hapësirave publike, të zëna pa autorizim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle sistematike në zonat urbane dhe bregdetare.

Gjatë këtyre kontrolleve u konstatua se në një stacion plazhi në Darëzezë, ishin vënë pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pronarin e subjektit që kishte vënë këto objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasë fiskale”.

Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Hapësirat publike, Policia sekuestron 90 çadra dhe shezlongë në plazhin e Darëzezës appeared first on Lapsi.al.