Reali “kafshatë” e lehtë për PSG-në, francezët shënojnë dy gola për 9 minuta (Video)

PSG dhe Real Madrid po përballen në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve.

Kampionët e Europës e kanë nisur në mënyrën më fantastike të mundshme këtë sfidë teksa në 9 minutat e para kanë tundur rrjetën dy herë.

Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.

Tre minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë.

The post Reali “kafshatë” e lehtë për PSG-në, francezët shënojnë dy gola për 9 minuta (Video) appeared first on GIJOTINA.