E rëndë në Mat! Babai e denoncoi të zhdukur, gjendet i pajetë 23-vjeçari

Një 23-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri pranë Liqenit të Shkopetit në Mat.makina-liqeni-i-Shkopetit-4

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur, ndërsa ka dyshimet se viktima po lëvizte me një automjet kur u qëllua nga persona të paidentifikuar.

Automjeti i viktimës me iniciale R. D., mësohet se ka përfunduar në Liqenin e Shkopetit.

Sipas njoftimit të policisë, denoncimi për zhdukjen e 23-vjeçarit ëshyë bërë nga babai i tij, i cili ka kallëzuar se i biri nuk ishte kthyer në banesë.

Pas disa orësh kërkime, blute kanë gjetur trupin e pajetë të tij pranë liqenit të Shkopetit.

Njoftimi:

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka  kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post E rëndë në Mat! Babai e denoncoi të zhdukur, gjendet i pajetë 23-vjeçari appeared first on GIJOTINA.