‘Proces i montuar politik’/ Ervin Salianji kërkon lirimin me kusht, mbahet sot seanca në Gjykatën e Fierit

Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për lirimin me kusht nga burgu. Mësohet se shërbimi i Provës do paraqesë raportin e saj në bazë të të cilit do të vendoset për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat.

Ai ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, pasi u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë në çështjen e njohur si “Babale”, në një proces dhe dënim kryekëput politik.

Vendimi i formës së prerë i Apelit u konfirmua edhe nga Gjykata e Lartë në mars të këtij viti.

Në vitin 2018, Salianji publikoi një audio-përgjim, ku denoncoi se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafik droge.

Salianji ka deklaruar vazhdimisht se çështja është një proces politik i montuar kundër tij.

 

The post ‘Proces i montuar politik’/ Ervin Salianji kërkon lirimin me kusht, mbahet sot seanca në Gjykatën e Fierit appeared first on GIJOTINA.