Rama mbledh sërish deputetët e Tiranës dhe përfaqësuesit e bashkisë, në fokus problematikat në qytet! Puna ndahet në tre grupe

Pas takimit të një dite më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi sërish sot deputetët aktualë të qarkut të Tiranës, ata të zgjedhur më 11 maj, si dhe përfaqësuesit e bashkisë. Kjo për shkak se një pjesë e deputetëve nuk ishin në takimin e djeshëm, pasi ishin të pranishëm në seancën e fundit plenare në Kuvend.

Mësohet se Rama u ka kërkuar deputetëve që të evidentojnë problematikat e qytetit për dy javë, të kenë kontakte me qytetarët dhe më pas t’i raportojnë në një tjetër takim. Do të jetë drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani që do të bëjnë ndarjen e grupeve të punës për deputetët dhe drejtuesve të njësive administrative.

Ndarja e punës do të bëhet në disa grupe pune, të cilat paraprakisht janë ndarë në këtë mënyrë:

Hapësirat publike në krye të punës do të jetë Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani

– Çështjen e trafikut – në krye të punës do të jetë Blendi Gonxhja dhe Enton Punavija.

– Financat do të mbikëqyren nga Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj.

As në këtë mbledhje nuk është folur për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.

Në mëngjes, para se të niste mbledhja, Rama u pa teksa hyri në selinë rozë me një bllok në dorë.

The post Rama mbledh sërish deputetët e Tiranës dhe përfaqësuesit e bashkisë, në fokus problematikat në qytet! Puna ndahet në tre grupe appeared first on www.lexo.al.