Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS deputetët aktualë të qarkut të Tiranës dhe ata të zgjedhur më 11 maj, si dhe përfaqësuesit e bashkisë. Kjo për shkak se një pjesë e deputetëve nuk ishin prezent në mbledhjen e djeshme sepse ishin në seancën plenare të Kuvendit. Mësohet se në mbledhje janë të pranishëm kryetarja e komanduar, Anuela Ristani dhe nëndrejtorët e bashkisë.
Rama shihet teksa hyn me një bllok në dorë brenda selisë rozë. Ndërkohë, kreu i qeverisë feston sot edhe 61 vjetorin e lindjes. Rama është pritur me duartrokitje në selinë rozë, ku bashkëpunëtorët dhe anëtarë të stafit i kanë dhuruar një tufë trëndafila të kuq, simbolikë të së majtës.
Ky takim i Ramës vjen pas atij të Vlorës, ku nuk munguan shkarkimet në degën e PS dhe gjithashtu Rama kërkoi largimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Vlorës, të cilët sot paraqitën dorëheqjen.
The post Rama mbledh sërish deputetët e Tiranës dhe përfaqësuesit e bashkisë në selinë e PS appeared first on Lapsi.al.