Opozita kërkon debat për inceneratorët, Tabaku: Kuvendi të marrë përgjegjësinë për 3 kontrata korruptive

Në seancën e sotme plenare, deputetët demokratë kanë sjellë problematikën e shkaktuar nga zjarri katastrofik në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan.

Gjithashtu deputetja demokrate, Jorida Tabaku kërkoi debat parlamentar për 3 inceneratorët Fier, Elbasan, Tiranë që ende sot e kësaj dite nuk funksionojnë.

Tabaku kërkoi që si Kuvendi, si Ministri i Financave dhe instancat e përfshira, të mbajnë përgjegjësi në lidhje me inceneratorët që nuk funksionojnë si dhe pse vijojnë të paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Zheni Gjergji – Një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit, pasojë direkte e dështimit spektakolar të projektit të inceneratorit, që nuk ka funksionuar asnjëherë.

Qani Xhafa – Jeta e banorëve të Elbasanit prevalon mbi çdo lloj procedure që ka ky Kuvend. Fusha e mbetjeve është kthyer në një metalurgji të dytë. Një ditë pasi Prokuroria thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë dhe punonjës të inceneratorit, pikërisht për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Unë e kam paralajmëruar më herët që aty në Elbasan do të bëhet katastrofë mjedisore. I bëj thirrje qeverisë që ai vendgrumbullim të bllokohet dhe të gjendet në vend i përshtatshëm për mbetjet.

Tabaku: Debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan, është e nevojshme që hetimi prej 430 mln eurosh, korruptive në fakt i inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës ta vazhdojë diskutimin duke qënë se çështja nuk është mbyllur.

Ne e kemi nis këtë debat që në 2017, sot ndodhemi para faktit që asnjë nga inceneratorët nuk punon.

Kuvendi duhet të marrë përgjegjësinë për 3 kontrata korruptive që vazhdojnë dhe paguajnë akoma.

Ministri i Financave duhet të japë llogari përse vijon të paguajë para për inceneratorët.

Spiropali: Bëni kërkesa sipas rregullores, jo duke u ngritur këtu e të bëni propagandës e radhës.

The post Opozita kërkon debat për inceneratorët, Tabaku: Kuvendi të marrë përgjegjësinë për 3 kontrata korruptive appeared first on GIJOTINA.