Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht ditën e sotme.

Ky pezullim i qarkullimit të mjeteve ka nisur që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm dhe ardhur nga arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat.

Ende nuk ka detaje për arsyen e arrestimet dhe akuzave që bien ndaj tij.

Mësohet se në pikën kufitare greke është vënë shiriti i policisë.

Qarkullimi për këmbësorët vijon normalisht vetëm pa bagazhe.

The post Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë appeared first on GIJOTINA.