Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz! Humb jetën turisti sllovak, gruaja në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Arrëz-Kryezi.

Siç bëhet me dije nga aksidenti automobilistik ka mbetur i vdekur 63-vjeçari sllovak Svatos Zdenek, nga Bratislava.

Ai ndodhej në motor bashkë me një grua rreth të 50-ave, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Pukës me plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga mjeti fuoristradë nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz! Humb jetën turisti sllovak, gruaja në gjendje të rëndë appeared first on GIJOTINA.