Punëtori humbi jetën pasi ra nga skela, në kërkim administratori i kompanisë së ndërtimit në Berat

Një ditë pas aksidentit tragjik në një pallat në ndërtim në qytetin e Beratit, ku humbi jetën pas rënies nga lartësia një prej punëtorëve të ndërtimit.

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e një firme ndërtimi, pasi ditën e djeshme pas aksidentit tragjik në një pallat në ndërtim humbi jetën punëtori në Berat.

“U shpall në kërkim administratori i firmës së ndërtimit, T. N., 65 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për teknikun e ndërtimit në këtë firmë, shtetasin S. B., 69 vjeç, për të dy për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’”, njofton policia

Aktualisht po punohet për kapjen e 65-vjeçarit dhe hetimet po i ndjek Prokuroria e Rrethit.

I ndjeri Ramadan Hatija, 66 vjeç  humbi jetën në spital, pasi u rrezua nga pallati i tretë i pallatit ku punonte, në lagjen “Kushtrimi”.

The post Punëtori humbi jetën pasi ra nga skela, në kërkim administratori i kompanisë së ndërtimit në Berat appeared first on GIJOTINA.