I vihet tritol dyqanit në Fushë Krujë

Një sasi tritoli i është vënë në hyrjen e dyqanit një 30 vjeçari në Fushë Krujë. Raportohet se ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.”- njofton policia.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.

The post I vihet tritol dyqanit në Fushë Krujë appeared first on GIJOTINA.