Një 33-vjeçarre është arrestuar nga policia në Lezhë për mashtrim.
‘Blutë’ bëjnë me dije se 33-vjeçarja Donika Curri, prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, duke u kërkuar fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e dhënies së ndihmës mujore.
Po më pas sipas policisë, Curri duke përdorur të dhënat personale të shtetasve që kishte mashtruar, aplikonte dhe përfitonte kredi në institucione të ndryshme financiare.
Ndërsa u bë me dije se ndaj Donika Currit, ishin bërë 16 kallëzimeve të mbërritura nga qytetare të ndryshme që ranë pre e kësaj skeme mashtrimi.
“Sipas hetimeve paraprake, shtetasja D. C., banuese në Tiranë, prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur. Ajo mashtronte viktimat duke u kërkuar fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e dhënies së ndihmës mujore. Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre personale, aplikonte dhe përfitonte kredi në institucione të ndryshme financiare.
Operacioni policor është rezultat i administrimit të shpejtë të 16 kallëzimeve të mbërritura nga qytetare të ndryshme që ranë pre e kësaj skeme mashtrimi.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente bankare që pasqyrojnë transfertat e parave të përfituara nga kreditë, të cilat ishin derdhur në një llogari të administruar nga vetë e dyshuara.
Policia njofton se hetimet vijojnë për të dokumentuar tërësisht skemën kriminale dhe për të identifikuar të mundshëm bashkëpunëtorë të saj”, njoftoi policia.
The post Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet appeared first on GIJOTINA.