Benet Beci zyrtarisht nën hetim nga SPAK, Beci reagon për “dorëheqjen”

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme.

Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës. Gjithashtu, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.

Kujtojmë se të premten Beci u paraqit në SPAK ku dha deklarimet e tij. Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët, por tha se “nuk kam asnjë koment”.

I pyetur në lidhje me një lajm që qarkullon se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, Beci tha: “Po jo…”.

Ndërsa pra disa minutave, Beci reagoi në faqen e vet zyrtare në rrjetet sociale dhe bëri ironi.

Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshem për të dy palët“, shkruan ai.

Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.  Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën  Elektroenergjitike Shqiptare.

gijotina.com/

The post Benet Beci zyrtarisht nën hetim nga SPAK, Beci reagon për “dorëheqjen” appeared first on GIJOTINA.