SPAK jep pretencën për sterilizimin. Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj. Nga gjykimi i shkurtuar i zbritet në 6.8 vite burg.
10 vite burg SPAK kërkon edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili nëse dënohet përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do vuajë shkurtuar 6 vite e 8 muaj.
Për Marsela Serjani SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj.
Për Arben Gjatën SPAK kërkon 2 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i zbritet në 1 vit e 4 muaj burg dhe i pezullohet në 3 vite shërbim prove.
SPAK kërkon 2 vite burg për Genc Burazerin, me gjykim te shkartuar i zbritet në 1 vit e 4 muaj dhe i pezullohet ne 2 vite shërbim prove. Të njëjtin dënim kërkon edhe për Naile Ajazin.
Ky proces penal po zhvillohet i ndarë nga ai i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ndryshe nga tetë të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, Beqaj ka zgjedhur të përballet me një proces gjyqësor të zakonshëm.
ne perditesim…
The post Pretenca për Sterilizimin/ SPAK kërkon nga 6.8 vite burg për ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj appeared first on GIJOTINA.