Elbasan/ Policia gjen fëmijën e humbur 4-vjeçar, rikthehet pranë prindërve

Policia e Elbasanit ka gjetur sot në afërsi të shatërvanit në qendër të qytetit një fëmijë të pashoqëruar, rreth 4 vjeç, i cili rezultoi të ishte i humbur.

I mituri ka deklaruar se babai i tij quhet Flamur dhe mamaja Vera, ndërsa u ka thënë punonjësve të Policisë se “do të shkonte te nëna Kafazja që shet shalqinj”.

Pas raportimit në media, policia arriti të identifikojë prindërit dhe të riktheje djalin te ta.

The post Elbasan/ Policia gjen fëmijën e humbur 4-vjeçar, rikthehet pranë prindërve appeared first on GIJOTINA.