Rrjedhja e raportit sekret të Pentagonit/ Zyrtari amerikan paralajmëron rrezik për jetën e agjent

Një ish-zyrtar i Pentagonit, i cili ka shërbyer gjatë administratës së parë të Donald Trump, ka reaguar pas rrjedhjes së një raporti të inteligjencës amerikane që trajton dëmet e shkaktuara në programin bërthamor të Iranit.

Duke folur për programin Today në BBC Radio 4, Mick Mulroy tha se rrjedhja e këtij dokumenti ishte e rrezikshme, pasi mund të rrezikojë jetën e burimeve njerëzore të inteligjencës. “Ata mund të vriten nëse komprometohen,” theksoi ai.

Mulroy vuri gjithashtu në dyshim saktësinë e vlerësimeve të mëparshme, të cilat pretendohej se do ta vononin ndjeshëm zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani. “Ose kanë gabuar më parë, ose po gabojnë tani – të dyja nuk mund të jenë të vërteta,” tha ai. Ai shtoi se ndërsa Shtëpia e Bardhë përdor termin “shkatërrim total”, raporti i inteligjencës është shumë më pak i sigurt në vlerësimet e tij.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar goditjet ndaj Iranit, Mulroy u shpreh se “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe shtoi se “mund të ketë goditje të tjera për të siguruar që ata të mos arrijnë kurrë në këtë pikë”.

The post Rrjedhja e raportit sekret të Pentagonit/ Zyrtari amerikan paralajmëron rrezik për jetën e agjent appeared first on www.lexo.al.