Ushtria izraelite ka njoftuar se janë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani, dy orë pasi armëpushimi i shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hyrë në fuqi, raporton AP. Sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar, teksa qytetarëve u është kërkuar të futen në vende të sigurta dhe të qëndrojnë aty deri në njoftimin e radhës.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, pak pasi u raportuar për një breshëri raketash të lëshuara nga Irani në veri të Izraelit mëngjesin e sotëm.
Katz njofton se i ka dhënë urdhër Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të “përgjigjen me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga ana e Iranit, përmes goditjeve intensive ndaj objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.
Media shtetërore iraniane i është përgjigjur akuzave të Izraelit, duke thënë se Irani mohon raportet se ka qëlluar një raketë drejt Izraelit pas fillimit të armëpushimit.
The post Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit: Do përgjigjemi me forcë appeared first on Lapsi.al.