Makina përplas motoçikletën në dalje të Lezhës, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e sotme në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të Lezhës.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

gijotina.com/

The post Makina përplas motoçikletën në dalje të Lezhës, plagoset drejtuesi appeared first on GIJOTINA.