Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Bahreini, vendet e Gjirit që prej kohësh kanë garantuar një korridor ajror të sigurt dhe të qëndrueshëm për linjat e gjysmës së botës, mbyllën qiellin e tyre për më shumë se një orë për ta rihapur gradualisht më vonë mbrëmjen e së hënës. Ishte një masë parandaluese në dritën e përgjigjes iraniane ndaj bombardimeve të SHBA-së. Mbi 200 avionë të nisur për në Doha dhe Dubai ishin në fluturim në kohën e ndalimit, sipas Flightradar24.
Në deklaratën zyrtare, qeveria e Katarit shkroi se “si pjesë e angazhimit të Shtetit të Katarit për sigurinë e qytetarëve, banorëve dhe vizitorëve të tij, autoritetet kompetente njoftuan pezullimin e përkohshëm të trafikut në hapësirën ajrore të vendit. Kjo është pjesë e një sërë masash paraprake të marra bazuar në zhvillimet në rajon”. Pas Dohas, ishte radha e Emirateve, Bahreinit dhe Kuvajtit për t’u mbyllur përkohësisht.
Flight radar images show that Qatari airspace has been closed to air traffic, and there is also a noticeable decrease in traffic over the United Arab Emirates due to Iranian missile strikes pic.twitter.com/9gyHz6YtCB
— Anadolu English (@anadoluagency) June 23, 2025
Irani lëshoi 6 raketa balistike drejt bazave amerikane në Katar. Shpërthime u dëgjuan në Doha. Teherani lëshoi gjithashtu një raketë drejt një baze amerikane në Irak. Sipas mediave amerikane, Teherani i ka paraprirë sulmit duke njoftuar Katarin për qëllimin e bazës amerikane në vend.
Dhjetëra linja ajrore, të befasuara nga vendimi, u detyruan të rishikonin planet e fluturimit të avionëve të tyre në zonë. Ndërprerja preku veçanërisht transportuesit vendas: Emirates dhe Qatar Airways, ndër më aktivet në fluturimet ndërkontinentale. Disa aeroplanë u devijuan për në Arabinë Saudite ose në aeroportet e tyre të nisjes.
Ky veprim rrezikon t’i ndërlikojë më tej flukset, pasi me mbylljen e hapësirës ajrore iraniane aktualisht kanë mbetur dy korridore për lidhje midis Evropës dhe Azi-Oqeanisë: ai “jugor” që përfshin edhe kalimin mbi Katar dhe ai “verior” që kërkon fluturim mbi Afganistan, por me shumë kufizime. ©LAPSI.al
The post Harta/ Si u zbraz qielli i Lindjes së Mesme pas sulmit iranian ndaj bazave të SHBA appeared first on Lapsi.al.