(VIDEO) Momenti kur Izraeli godet burgun famëkeq “Evin” në Teheran

Pamje dramatike tregojnë momentin kur një raketë izraelite godet burgun famëkeq Evin në Teheran, një nga simbolet më të errëta të represionit iranian, ku prej dekadash janë mbajtur të burgosur gazetarë, aktivistë politikë dhe qytetarë të huaj.

Shpërthimi ndodhi gjatë një vale të re sulmesh ajrore izraelite, të urdhëruara nga kryeministri Benjamin Netanyahu. Në deklaratën zyrtare të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thuhet:

“IDF po godet objektiva të regjimit dhe të sigurisë në qendër të Teheranit, përfshirë selinë e Basijit, burgun Evin, selitë e sigurisë së brendshme të IRGC-së, dhe të tjera.”

| URGENTE: Israel ha logrado derrumbar la entrada de la famosa prisión de Evin, el principal centro de torturas para presos políticos en Irán.

Esta es una cárcel exclusivamente para periodistas, académicos y defensores de derechos humanos.

pic.twitter.com/rf4I4VCO8t

— Agustín Antonetti (@agusantonetti) June 23, 2025

Raketa ka goditur portën kryesore të burgut. Ende nuk është e qartë nëse ndonjë i burgosur ka mundur të arratiset, por burime diplomatike thonë se qëllimi i goditjes mund të jetë çlirimi i disidentëve për t’i rikthyer ata në rrugë kundër regjimit.

Burgu Evin është njohur ndërkombëtarisht si “ferr i gjallë”, për tortura sistematike, burgosje pa gjyq, ekzekutime të heshtura dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Aktivistë dhe opozitarë të regjimit kanë qëndruar aty për vite, pa shpresë për drejtësi.

The post (VIDEO) Momenti kur Izraeli godet burgun famëkeq “Evin” në Teheran appeared first on Lapsi.al.