Rama reagon për sulmin e SHBA në Iran: Një regjim teokratik me retorikë apokaliptike, Shqipëria mbështet Presidentin Trump për parandalimin e armëve bërthamore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar fuqishëm lidhur me regjimin teokratik në Iran, duke theksuar se ky nuk është thjesht një shtet bërthamor apo diktaturë me ambicie bërthamore, por një regjim i armatosur me retorikë apokaliptike dhe që ka kaluar 70 vite duke etiketuar vendet e lira si “Satani”.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan:

“Kjo nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor, as thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Ky është një regjim teokratik i armatosur me retorikë apokaliptike, i zhytur në shtatëdhjetë vjet etiketime të kombeve të lira si “Satani,” dhe që hapur kërkon shkatërrimin e tyre.”

Kryeministri thekson se Shqipëria, si një vend që ka dalë nga një regjim brutal ateist, si anëtar krenar i botës së lirë dhe partner strategjik i SHBA-së, mbështet përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të parandaluar që Irani të fitojë armë bërthamore.

The post Rama reagon për sulmin e SHBA në Iran: Një regjim teokratik me retorikë apokaliptike, Shqipëria mbështet Presidentin Trump për parandalimin e armëve bërthamore appeared first on www.lexo.al.