Goditi me thikë 49 vjeçarin, arrestohet i mituri në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë një 49 vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.“- njofton policia.

Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

The post Goditi me thikë 49 vjeçarin, arrestohet i mituri në Gjirokastër appeared first on GIJOTINA.