Tyler Perry paditet për sulm seksual nga aktori

Producenti dhe regjisori, Tyler Perry, është paditur për sulm seksual dhe ngacmim të vazhdueshëm nga aktori Derek Dixon, i cili ka luajtur në serialin e njohur “The Oval”.

Dixon ka ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, ku kërkon 260 milionë dollarë për ngacmim në vendin e punës, sulm seksual dhe dhunë fizike.

Sipas padisë, ngjarja e parë ka ndodhur në janar të vitit 2020, kur Perry e ftoi Dixon në shtëpinë e tij në Atlanta. Aktori tregoi se kishte konsumuar alkool dhe fjeti në një nga dhomat e miqve, ku më pas Perry është futur në shtrat me të dhe ka tentuar ta prekë në mënyrë të papërshtatshme.

Dixon gjithashtu pretendon se gjatë viteve të bashkëpunimit në serial, ai i ka dërguar vazhdimisht mesazhe me përmbajtje seksuale, por nuk ka raportuar ngacmimet nga frika se do të humbiste rolin në serial.

Në reagim ndaj padisë, avokati i Tyler-t, Matthew Boyd, e ka quajtur atë një “përpjekje për shantazh” dhe pretendimet si “të fabrikuara”.

“Ky është një individ që iu afrua Tyler Perry-t me një histori që tani duket të jetë një mashtrim i mirëfilltë. Tyler nuk do të dorëzohet dhe jemi të bindur se këto pretendime të sajuara do të rrëzohen në gjykatë,” tha Boyd.

 

 

The post Tyler Perry paditet për sulm seksual nga aktori appeared first on Lapsi.al.