Trump del nga zyra: Mund ta godas Iranin, mund të mos e godas. Askush nuk e di

I pyetur nëse SHBA do të godasë Iranin, Trump thotë: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”. 

Presidenti amerikan foli për gazetarët në lëndinat e Shtëpisë së Bardhë, vetëm para pak minutash, në ora 16:00 me orën tonë.

I pyetur nëse SHBA po i afrohej një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane, Trump u përgjigj: “Nuk mund ta them… Ju vërtet mendoni se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje?” 

“Ju nuk e dini nëse unë do ta bëj apo jo. Nuk e dini. Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj,” tha ai.

“Mund t’ju them këtë, Irani ka shumë telashe dhe do të negociojë. Dhe u thashë, ‘Pse nuk negocioni me mua më parë, gjithë kjo vdekje dhe shkatërrim’. Pse nuk negocioni? U thashë njerëzve, ‘Pse nuk negociuat me mua dy javë më parë? Do t’ia kishit dalë mirë. Do të kishit pasur një shtet’.” 

The post Trump del nga zyra: Mund ta godas Iranin, mund të mos e godas. Askush nuk e di appeared first on Lapsi.al.