Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

Një zjarr ka përfshirë kampin social të komunitetit rom në Shkodër mëgjesin e sotëm.

“Rreth orës 09:30, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në 3 kontenierë për banim.  Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit”, njofton policia.

Nuk raportohet për të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ku janë djegur plotësisht 3 kontenierë.

Aktualisht, në këto kontejnerë jetojnë mbi 142 banorë të komunitetit rom, të cilët më parë banonin në kushte ekstreme varfërie dhe pasigurie.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët appeared first on GIJOTINA.