Ngacmoi seκsualisht të miturën, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

Një 59-vjeçar ka rënë në pranat e policisë së Maliqit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.

Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura në prani të psikologut, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë në katin e dytë dhe i ka zënë rrugën.

Dyshohet se 59-vjeçari e ka terhequr fillimisht duke e gënjyer dhe më pas e ka prekur në vende intime, ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet.

Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do ti jepte lekë, por vajza arriti të largohet pasi e goditi në këmbë. Pas ngjarjes së rëndë e mitura i ka rrëfyer incidentin e ndodhur prindërve të cilët menjëherë denoncuan ngjarjen.

The post Ngacmoi seκsualisht të miturën, arrestohet 59-vjeçari në Maliq appeared first on Lapsi.al.