Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me gardistët, tensione dhe brenda parlamentit

Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendit, për të përsëritur skenarin e dy javëve më parë të përplasjes me forcat e Gardës.

Flamur Noka, Dash Sula, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani ishin sërish në krye të përballjeve me Gardën e cila edhe njëherë kishte rritur praninë e saj në dyert e Kuvendit, të përforcuar me një gardh metalik.

Fyerje dhe shtyrje ka pasur në drejtim të Gardës, e cila u cilësua nga deputetët opozitarë si në shërbim të regjimit të Ramës.

Opozita ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mosbindja civile, teksa dy ditë më parë bllokoi për 3 orë me radhë 6 akse kryesore të vendit.

Taksa deputetët e përjashtuar vijuan me skenarin e tyre jashtë godinës, të papërjashtuarit bllokuan foltoren e Parlamentit. Deputetët demokratë krijuan zhurmë dhe tentuan të pengonin deputetet Evis Kushi teksa fliste për pr/ligjin e radhës.

Të gjitha zhvillimet

Tensione në parlament, ‘të përjashtuarit’ ulen këmbëkryq në oborr
Deputët e PD nxjerrin sërish karriget jashtë sallës së parlamentit
Protesta e minatorëve, Bardhi: Kemi dëgjuar kërkesa e tyre, nesër dorëzojmë në Kuvend projektligjin
Noka: Rama po zbaton skenarin e Çubriloviç për shpopullimin. Po trajtohemi si armiq
Sula: Këta mendojnë vetëm për të vjedhur, karriget e djegura i kanë futur për të reja
Deputetët e PD-së i bashkohen protestës para bashkisë së Tiranës
Anija me mbetje toksike ende në det, debate në Kuvend