Plarent Ndreca, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka folur pas daljes nga SPAK.
Ai mohoi që paraqitja e sotme ka të bëjë me çështjen e tenderëve në polici për të cilën është marrë i pandehur dhe as me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin mesa la të kuptohej Ndreca e ka takuar në ambientet e paraburgimit.
“Isha si person në dijeni për hetimin. Nuk mund të flas dot, sepse është çështje nën hetim,” u shpreh Ndreca, pa komentuar më tej mbi përmbajtjen apo objektin e hetimeve.
Ndërkohë, SPAK vijon punën mbi disa dosje të ndjeshme që përfshijnë figura publike, përfshirë edhe lidhje me median, por detajet zyrtare mbeten ende të rezervuara.
The post Plarent Ndreca del nga SPAK, flet për gazetarët appeared first on www.lexo.al.