Kupa e Botës për Klube ka hyrë në fazën e saj të nxehtë dhe gjatë natës italiane, në ndeshjen mes Boca Juniors dhe Benfica, që përfundoi me rezultatin 2-2, ndodhi diçka e veçantë. Një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të tifozëve më të vëmendshëm, të cilët vunë re diçka të çuditshme kur arbitri meksikan Cesar Arturo Ramos Palazuelos përjashtoi Jorge Figal, mbrojtësin e argjentinasve. Arbitri iu afrua menjëherë autorit të faullit dhe nxori menjëherë kartonin e kuq. Por kishte diçka të çuditshme në atë karton që u nxor nga xhepi i gjyqtarit nga Culiacan.
Gjyqtari në fakt tregoi kartonin e kuq dhe, njëkohësisht, pa dashje, tregoi edhe një imazh të Virgjëreshës së Guadalupe-s që e mbante në të njëjtin xhep të pantallonave ku kishte edhe kartonët e ndeshjes. Një “santino”, për ta kuptuar më mirë, i ruajtur zakonisht si simbol fetar. Pasi e kuptoi çfarë kishte ndodhur, gjyqtari meksikan e hoqi menjëherë imazhin e Virgjëreshës së Guadalupes duke e vendosur sërish në xhep, ndonëse kamerat tashmë e kishin filmuar gjithçka nga fillimi deri në fund.
Lexo më tej: Plas sherri në pushim mes Chelsea e Los Angeles FC: shkëmbime shtytjesh e ofendimesh
Një moment, pra, që zgjati vetëm disa sekonda, por mjaftueshëm që kamerat ta kapnin atë çast. Është e qartë se gjyqtari është shumë besimtar ndaj Virgjëreshës së Guadalupe-s dhe gjesti për ta mbajtur me vete në fushë përfaqëson thuajse një mbrojtje, një siguri, gjatë një momenti kaq të rëndësishëm në karrierën e tij siç është gjykimi i një ndeshjeje në një kompeticion të FIFA-s në edicionin e parë të kësaj Kupe të Botës për Klube. Pra, asnjë skandal, asnjë surprizë, por një imazh i pazakontë që nuk shihet shpesh.
La entrada de Figal estuvo tan ogt que Cesar Ramos le sacó la roja y la estampita de Santo Tomás jajajajaja pic.twitter.com/TVpTp1FP8c
— El Rayado Objetivo (@objetivo_mty) June 17, 2025
Edhe lojtarë të tjerë fshehin imazhe ose simbole fetare gjatë ndeshjeve
Përveç gjyqtarëve, janë të shumtë edhe futbollistët që, mes pantallonave, getave apo edhe mbrojtëseve të këmbëve, fshehin shpesh imazhe fetare gjatë një ndeshjeje. Është pikërisht një mënyrë për t’u ndjerë të mbrojtur mendërisht dhe për të përballuar atë moment të caktuar – pra, ndeshjen – me më shumë siguri. Duhet thënë se Boca–Benfica ishte një ndeshje plot tensione që kulmoi me plot tre të përjashtuar. Fillimisht u përjashtua Ander Herrera i Boca-s, më pas Belotti i Benficës për një goditje me këmbë në kokën e një kundërshtari, dhe, më në fund, vetë Figal për një faull ndaj Perez.
The post Arbitri Ramos përjashton Figal, por nga xhepi nxjerr simbolin fetar: imazhi viral appeared first on Lapsi.al.