Tjetërsimi i pronave te ‘Rana e Hedhun’, 83-vjeçari merr 5 vite burg

Policia e Lezhës ka vënë në pranga topografin Luigji Paloka, i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me tjetërsimin e 234 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun’.

Ai ishte dënuar me pesë vite burgim nga Apeli i GJKKO për “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ku bënte pjesë ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin L. P., 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “shpërdorimi i tokës”, “falsifikimi i dokumenteve” dhe “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, tha policia në një njoftim.

The post Tjetërsimi i pronave te ‘Rana e Hedhun’, 83-vjeçari merr 5 vite burg appeared first on Lapsi.al.